E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryengritja e Postribës/ Basha: Betejën e tyre për Shqipërinë Europiane do ta përfundojmë së bashku
Publik News

Kryengritja e Postribës/ Basha: Betejën e tyre për Shqipërinë Europiane do ta përfundojmë së bashku

Kreu i PD-së, Lulzim Basha kujton sot kryengritjen e Postribes dhe bën thirrje që kokëlartë të respektojmë ata që u sakrifikuan për lirinë.

Teksa nënvizon se “ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish:. 

“Betejën e tyre për Shqipërinë Europiane do të përfundojmë sëbashku”, thekson Basha.

POSTIMI I PLOTE

8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë. Ajo shënon nisjen e rezistencës së popullit shqiptar kundër diktaturës dhe përpjekjen mbarëkombëtare për t’u bashkuar me familjen europiane së cilës i përkasim.

Si çdo përpjekje për t’u larguar nga kthetrat e regjimi famëkeq komunist, kryengritja e Postribës shënoi edhe një plagë e dhimbshme në trupin e kombit tonë. Shtypja e saj e përgjakshme nga makineria terroriste e regjimit të Enver Hoxhës, do të mbahet mend gjatë për dhimbjen dhe shkretimin e familjeve të rëndësishme të elitës shoqërore, intelektuale e morale të Shqipërisë, si familjet e Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit.

8770a6e5-7cdf-4fb3-8b0a-e3ddeda5b362cbb6280e-0c7a-4068-ac83-eca890893ad3

Vetëm në ditët e para të kryengritjes komunistët pushkatuan pa gjyq 28 vetë në Postribë. Pushkatimet dhe përndjekjet u shtrinë edhe në Shkodër, Mirditë, Pukë dhe Malësi të Madhe. Mbi 60 personave u mori jetën regjimi komunist. Dhjetëra të tjerë u dergjën burgjeve dhe lanë eshtrat në galerat e errëta ku u shtrënguan të punojnë të uritur dhe të etur. Mijëra të tjerë vuajtën dënime të padëgjuara me burgim, tortura në hetuesitë e regjimit dhe dhimbje për vitet e vjedhura dhe familjet e humbura një herë e përgjithmonë.

Sakrifica e malësorëve martirë për lirinë e Shqipërisë që sapo kishte hyrë në kapitullin më të errët të historisë së saj, mbetet dhe sot përmasa më e plotë e përpjekjeve të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit dhe dinjitetit europian.

Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish.

Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj. Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku.
Lavdi përjetë heronjve të Postribës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.