E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
19-vjeçari i zuri vendin e parkimit, dy të rinjtë nga Skrapari e qëlluan me pistoletë
Lajme

19-vjeçari i zuri vendin e parkimit, dy të rinjtë nga Skrapari e qëlluan me pistoletë

Dy 19-vjeçarë janë shpallur në kërkim nga policia e Skraparit në lidhje me sherrin e ndodhur mesditën e sotme në Çorovodë. Mësohet se sherri ka nisur për një vend parkimi. Dy 19-vjeçarët, Anxhelo Gërmenji dhe Faredin Çela, dhe drejtuesi i mjetit ndaj të cilit është qëlluar, Igli Dosti, po ashtu 19 vjeç kanë qenë duke pirë kafe në të njëjtin lokal.

Pasi kanë dalë nga kafja janë kapur me fjalë në lidhje me vendin e parkimit, ku ishte lënë makina e ‘viktimës’.

Igli Dosti, ndaj të cilit u qëllua, ka qenë duke folur në telefon pranë makinës së tij, kur nga larg i kanë ardhur plumbat. Fatmirësisht, asnjë nga plumbat nuk e ka kapur.

Pas të shtënave, Anxhelo Gërmenji dhe Faredin Çela u larguan nga vendi i ngjarjes dhe e braktisën makinën. Ata u futën në pyll dhe tashmë policia po i kërkon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.