E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
19-vjeçari  në Shkodër arrestohet  me dy kallashnikovë
Flash

19-vjeçari në Shkodër arrestohet me dy kallashnikovë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 19-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për posedim të dy armëve zjarri të tipit kallashnikov.

Arrestimi u krye si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe të bazuara në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.

I arrestuari është shtetasi A. Gj., banues në fshatin Kir, i cili dyshohet se më datë 30 maj 2025 ka qenë në posedim të armëve të zbuluara gjatë një kontrolli të ushtruar nga Policia në një automjet në një lagje të fshatit të tij.

Vendimi për arrestimin e tij ishte lëshuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Armët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të riut tashmë vijojnë procedurat ligjore.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.