19-vjeçari që përplasi gruan shtatzënë lihet në burg
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Jehon Breçanin. 19-vjeçari ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz” në zonën e Kinostudios kur doli nga rruga dhe përfundoi në trotuar, duke plagosur rëndë një qytetare. Kujtojmë se e reja e cila rezulton edhe shtatzënë, si pasojë e plagëve të marra humbi njërën këmbë.
Pas aksidentit 19-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, ku pas veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai iu nënshtua edhe testit të alkoolit, por nuk rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Dyshohet se kur është aksidentuar ka qenë me shpejtësi të lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



