E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
1945/ Pederastia në divizionin e 6-të dhe zemërgjerësia e Enver Hoxhës
Publik News

1945/ Pederastia në divizionin e 6-të dhe zemërgjerësia e Enver Hoxhës

Divizioni i 6-të komunist, ishte njëri nga njësitë që shkuan në trojet shqiptare në Jugosllavi për të ndjekur “këmba-këmbës okupatorin”. Divizioni doli nga kufiri shtetëror më 7 dhjetor 1944 (nga Hani i Hotit) dhe u rikthye më 7 dhjetor 1945 (nga Qafë e Thanës).

Përveç Vishegradit në Bosnje ku kishte prani pushtuese, në pjesën më të madhe të vitit 1945, divizioni nuk luftoi me ndonjë ushtri pushtuese, por vetëm për të nënshkruar shqiptarët e trevave shqiptare kudo ku kaloi. Divizioni qëndroi në Mitrovicë, Vuçiternë, Ferizaj, Kaçanik, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Ohër. Gjatë kohës që partizanët ishin të lirë e krejt pa punë, në kapanonët e ngrohtë shpërtheu vesi i pederastisë. Sjellim sot një shembull. Skuadërkomandant Ibrahimi iu avit partizan Muharremit. Mbrëmjen e nxehtë të 1 korrikut 1945 skuadërkomandanti ishte harruar me vartësin e tij dhe të dy u gjetën dhe u panë nga shokët e krejt divizionit. Për shkak të masivitetit të ngjarjes, udhëheqja e divizionit mori masa ndëshkuese.

Me vendimin nr.9, datë 2.9.1945, duke qenë në Ohër, Këshilli i Gjyqit Ushtarak të këtij divizioni e dënoi me vdekje skuadërkomandant Ibrahimin. Por më 5.10.1945 ishte ndërhyrja e vetë komandantit të përgjithshëm, Enver Hoxhës që me telegram shifër e ndaloi ekzekutimin e tij, duke urdhëruar kthimin në dënim me burgim. Zemërgjerësia e komandantit ra në sy të partizanëve sepse ishte shumë e rrallë për raste faljesh dënimesh.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.