E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku tregon sa kopshte dhe  shkolla  u ndërtuan në Tiranën e drejtuar nga Basha
Publik News

Tabaku tregon sa kopshte dhe shkolla u ndërtuan në Tiranën e drejtuar nga Basha

Jorida Tabaku, ish-Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës në kohën kur institucioni drejtohej nga kreu demokrat Lulzim Basha, ka publikuar listën e investimeve në Tiranë, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Reagimi i fortë I Tabakut për “të gjithë sojin e propagandës dhe të lakejtë” ka ardhur pasi Veliaj në një takim elektoral në Rrogozhinë deklaroi para strukturave të PS-së se Basha nuk kreu asnjë investim në kohën kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës. Një listë e gjatë investimesh dhe rindërtimesh të institucioneve arsimore në Tiranë e ka shoqëruar mesazhin e Jorida Tabakut në Fb sot, si në vijim:

Gjatë viteve 2011-2015 në Tiranën e drejtuar nga Lulzim Basha u ndërtuan e rehabilituan 48 kopshte, shkolla e çerdhe.

Për të gjithë sojin e propagandes dhe lakejtë e tyre më poshtë është e publikuar lista e plotë e godinave që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”.

Këto janë të vërtetat që Edi Rama dhe kopja e tij pa ngjyra në bashkinë e betonizuar nuk i mbulojnë dot megjithë makinerinë e madhe të propagandës që kanë në dispozicion.

Shkollat, kopshtet apo çerdhet janë aty ndërsa dokumentacionet në bashkinë e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë dëshmitarët e të gjithë investimeve tona në bashkinë e drejtuar nga Basha.

Ky i Ramës dhe i Veliajt është shteti i FB dhe i projekteve në 3D. Është modeli i qeverisjes duke hedhur baltë mbi kundershtarin sepse kjo është alternativa e fundit mbetur pas 8 vitesh deshtime në çdo fushë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha t’i rikthejmë Shqipërisë njerëzit e saj; t’ua kthejmë qeverinë qytetarëve. Ka ardhur koha ta çojmë Shqipërinë drejt rrugës së suksesit dhe standardeve të larta të jetesës.

Qeveria jonë do të kujdeset për të ardhurat e qytetarëve, jo për per te trefishuar pasurinw si kwto qw po ikin!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.