E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DASH shpall  Dvoranin kampion në luftën kundër korrupsionit, Rama lavde për njeriun e përfolur në reformën e drejtësisë
Publik News

DASH shpall Dvoranin kampion në luftën kundër korrupsionit, Rama lavde për njeriun e përfolur në reformën e drejtësisë

Në një postim në facebook, Rama shkruan se Ardian Dvorani u godit harbutërisht, për faktin se nuk iu dorëzua presionit të së keqes, duke shtuar se “ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të”.

Po ashtu kryeministri thekson se “është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!”

Postimi i plotë:

Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuarl edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron.

***

Ambasada e SHBA-ve ka publikuar deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, i cili ka shpallur çmimin ndërkombëtar të DASH për kampionët kundër korrupsionit duke nderuar 12 persona.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rindërtojnë partneritetet tona, të bazuara në parime të përbashkëta si sundimi i ligjit. Në këtë frymë, unë me krenari shpall Çmimin Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit për Kampionët Kundër Korrupsionit dhe nderoj 12 individë të përkushtuar ndaj transparencës dhe llogaridhënies”, citon ambasada e SHBA, sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.

“Në të gjithë botën, korrupsioni kërcënon sigurinë dhe stabilitetin, pengon rritjen ekonomike, minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, shkatërron besimin në institucionet publike, lehtëson krimin transnacional. Administrata e Biden pranon që ne do të jemi të suksesshëm në luftimin e këtyre çështjeve duke punuar në bashkëpunim me partnerë të përkushtuar, duke përfshirë individë të guximshëm që përkrahin përpjekjet antikorrupsion dhe vendet që punojnë për të përmbushur zotimet e tyre ndaj standardeve ndërkombëtare të antikorrupsionit. Për atë arsye, unë jam duke shpallur një Çmim të ri Ndërkombëtar të Kampionëve Antikorrupsion, duke njohur individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh përballë fatkeqësive, për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënie në vendet e tyre”, shprehet Blinken.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.