E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
2 persona i japin fund jetës, një i mitur shpëtohet nga familja!
Lajme

2 persona i japin fund jetës, një i mitur shpëtohet nga familja!

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se një 14-vjeçar nga Akernia e Novoselës ka tentuar të vetëvaret.

I mituri me iniciale A.M është shpëtuar nga familjarët teksa tentoi të vetëvarej.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike. Edhe pse ndodhet jashtë rrezikut për jetën, flitet se në gjendjen e tij mund të ketë ndikuar përfshirja në një sekt fetar.

Po sot një një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Tiranë.

Bëhet fjalë për 52-vjeçarin me iniciale H.U, i cili është gjatuar i vetëvaruar në banesën e tij në rrugën “Dritan Hoxha”. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

Edhe në Korçë një 33- vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij. Mësohet se ka humbur jetën shtetasi Denis Qirko.

Sipas informacioneve, i riu ishte diagnostikuar me probleme shëndetësore, ndërsa ka qenë edhe përdorues i rregullt i alkoolit.

Ishin familjarët ata që njoftuan se i riu ishte gjetur i pajetë në shtratin e tij, madje një natë më parë ai kishte shkuar i dehur në shtëpi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.