20 minuta duke grabitura Exchange në Fier, viktima mendoi se grabitësit kishin armë lodër
Një ditë pas grabitjes së ndodhur në një pikë të këmbimit valutor, pranë ‘Zogut të Zi’ në Fier, të tjera detaje kanë dalë mbi dinamikën e ngjarjes, ku mbeti i vrarë pronari i godinës, Agur Vrenzi.
Zini Fyraj dhe Lulëzim Demiraj, të maskuar dhe me armë në dorë, janë futur në pikën e këmbimit valutor, dhe duke kërcënuar arkëtaren, kanë mundur që të marrin një sasi të madhe parash.
Në fillim, ata kanë dhunuar arkëtaren, e cila nuk ka bërë rezistencë, por ka qenë pronari i Exchange, Gëzim Hoxha, i cili pas ka dëgjuar të bërtiturat e autorëve, është futur brenda, duke u përleshur me ta.
Ajo çfarë ka agravuar më shumë situatën ka qenë, ndërhyrja e Vrenizit, i cili mësohet se është pronari i godinës ku ndodhet biznesi në fjalë.
Duke menduar që grabitësit kishin pistoleta lodër, ai është përleshur me ta, por është qëlluar me një plumb në kokë.
Balkan Web raporton se grabitësit kanë qëndruar për 20 minuta brenda ambienteve të biznesit, ndërsa pasi kanë marrë paratë, janë larguar me një makinë që drejtohej Dashamir Gergali.
Me të marrë njoftimin, policia është vënë në ndjekje të tyre, ku pas disa orësh i arrestoj dhe sekuestroi është paratë e grabitura.
Ditën e sotme, 54-vjeçari Agur Vrenzi nuk mundi që t’i mbijetonte plumbit që kishte marrë në kokë, ndërsa pronari i biznesit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



