200 milion lekë dëm shtetit, prangosen zyrtarë të lartë të ARRSH-së në Durrës,
Biznesmeni Mustafa Koka është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa disa zyrtarë të Autoritetit Rrugor në Durrës janë arrestuar, me urdhër të Prokurorisë.
Mësohet se operacioni që ka çuar në pranga tre inxhinierë të ARRSH Durrës, është iniciuar nga Prokuroria e qytetit bregdetar dhe është vënë në zbatim në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai ka të bëj me abuzimet me disa tendera për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë qytet, ndërsa dyshohet se dëmi që i është shkaktuar shtetit kap vlerën e 200 milion lekëve të vjetra.
Operacioni vazhdon dhe në këto momente për arrestimin e zyrtarëve dhe personave të tjerë të përfshirë, ndërkohë pritet të zbardhen dhe emrat e të arrestuarve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



