E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironizon Artan Fuga: Më shkrijnë gazit! Pas Shefi nuk u ka hedhur as vështrimin, dalin në publik e thonë…
Publik News

Ironizon Artan Fuga: Më shkrijnë gazit! Pas Shefi nuk u ka hedhur as vështrimin, dalin në publik e thonë…

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar deklaratat e fundit të bëra nga deputetë dhe ish-deputetë që në publik thonë se po tërhiqen nga gara për zgjedhjet.

artan

Ndërsa e konsideron si “narcizëm pa kufij” sjelljen e tyre, ai thotë se shkrihet gazi kur sheh ish-deputetë apo deputetë, të cilët pasi kanë parë që shefi as vështrimin nuk u ka hedhur, dalin dhe deklarojnë se po tërhiqen.

Fuga ironizon edhe një pjesë tjetër që pasi nuk e gjejnë veten në listë hedhin baltë mbi gjithçka.

Komenti i plotë

Narcizëm pa kufij

Më shkrijnë gazit për narcizmin e tyre pa anë e pafund ata ish deputetë ose deputetë që pasi kanë parë vështrimin e Shefit që as ua ka hedhur, dalin në publik dhe thonë : Shiko, unë nuk dua të kandidoj, unë po tërhiqem !

Hahahahahahaha!

Pale kur thonë se vendin e tyre e hapin për të tjerët! Hahahahaha! A thua se e kanë pasur me tapi, a u ka hedhur bytha rrënjë, a thua se kolltuqet e deputetëve janë me bileta të blera në sportel për persona të veçantë!

Më shkrijnë edhe ata ose ato që kujtojnë se i kanë thirrur për sytë e bukur!

Narcizmi nuk paska kufij!

Më hapin barkun edhe ata që pasi nuk janë në listë për deputetë, nisin dhe hedhin baltë dhe topa m. mbi gjithçka, mbi ata me të cilët kanë bërë dush dy herë në ditë!

Pale, por as e fshehin cmirën dhe narcizmin e tyre! Ka faj prokuroria që nuk i merr për b. në hetim për fshehje tentative për krim a korrupsion që e paskan ditur dhe nuk e paskan denoncuar!

Cfarë narcizmi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.