E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama do të shembë edhe Galerinë e Arteve
Lajme

Edi Rama do të shembë edhe Galerinë e Arteve

Doli vendimi. Edhe Galeria e Arteve do shembet. Mënyra si është vepruar me atë Galeri tregon perversitetin e kësaj qeverisje. Fasada e Galerisë u mbulua me rrecka, gjasme art modern.

Pastaj i vunë përpara dhe një skeleri me hekura të bardhë, “art modern” dhe ky, për të cilin janë paguar dhe lekë e gjasme do ishte përkohësisht për ekspozim, por u bë vite aty. Praktikisht kush kalon në Bulevard nuk sheh më ndërtesën e Galerisë.

Larg syve, larg mendjes e tashmë në kulm fushate elektorale e fund mandati, kur vëmendja është në drejtime të tjera, del vendimi të shkatërrohet dhe ajo Godinë.

Vrasje me paramendim! Ashtu siç janë për t’u vrarë me paramendim ato pak godina të tjera historike publike të ngelura në Tiranë. Vrasje me paramendim dhe përdhunim i memories së çdo Tiranasi. Nuk të lidh më gjë me qytetin, veç shtëpisë-fjetore dhe kafes ku bëhen llogje. Kjo qeverisje duhet të marrë fund përpara se të kthehemi dhe vetë në qenie banale, të zhytura në varfëri kulture, që mendojmë veç për bukën e gojës dhe ndonjë program banal në TV.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.