E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në familjen socialiste: Do të jem kryeministër i të gjithëve!
Publik News

Basha në familjen socialiste: Do të jem kryeministër i të gjithëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në Bathore të Kamzës për të parë dhe dëgjuar nga afër problemet e tyre.  Ramadan Allaraj i cili ka dy invalidë në shtëpi e ka të pamundur ta përballoj jetën me të ardhurat që merr. Për shkak të dy sëmurëve, ai është detyruar të jetoj tek vajza tjetër e tij, Valbona, e cila vet është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti. Ai gjithashtu u shpreh se ka qenë anëtar i Partisë Socialiste, por që është zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit.

TAKIMI

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në Bathore të Kamzës për të parë dhe dëgjuar nga afër problemet e tyre.
Ramadan Allaraj i cili ka dy invalid në shtëpi e ka të pamundur ta përballoj jetën me të ardhurat që merr. Për shkak të dy sëmurëve, ai është detyruar të jetoj tek vajza tjetër e tij, Valbona, e cila vet është dhe e papunë dhe me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti. Ai gjithashtu u shpreh se ka qenë anëtar i Partisë Socialiste, por që është zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit.

Lulzim Basha: Zonja si është?

Ramadan Allaraj: Vallahi siç ka qenë, e sëmurë, brenda.

Lulzim Basha: Me invaliditet?

Ramadan Allaraj: Invalide.
Lulzim Basha: Sa vite ka këtë gjendje?

Ramadan Allaraj: 10 vite. Që 10 vite e kanë nxjerr kemp-in, ja kanë dhënë nja 80 mijë lekë. Vajza që 30 e ca sëmundje ka. I dhanë një herë një pension. Shoqërimin ja hoqën në 2014-ën. Shkova tani ta marrë pensioni, para një muaji, ja kishin heq edhe 100 mijë lekëshin tjetër. Merr 70 mijë lekë.

Valbona Allaraj: Është problem tani, se i kam marrë unë përsipër të gjitha këto.

Lulzim Basha: Valbona ti punon diku?

Valbona Allaraj: Ka një vit që jam detyruar të lë punën që të kujdesem për këta të dy. Se kjo është shtëpia ime.
Lulzim Basha: Domethënë prindërit edhe motra rrinë në shtëpinë tuaj?

Valbona Allaraj: Po!

Lulzim Basha: Nuk kanë banesë tjetër. U përmbyt, pas përmbytjes ishte totalisht e shkatërruar, pastaj u shemb e gjitha rasti i tërmetit. Asnjë ndihmë më të vogël! Asnjë ndihmë më të vogël!

Valbona Allaraj: Asnjë ndihmë më e vogla, asnjë ndihmë më e vogla ta thuash. Ajo ka nevojë tani 2-3 qind mijë, 400 mijë në muaj i do ilaçe. Katër matje diabeti në ditë i do, që e ka diabetin e lartë.

Lulzim Basha: Me ato fishat?

Valbona Allaraj: Po fishat. 4 copë i do në ditë se s’bën. Me 4 insulina. Është çdo gjë me letra. Pastaj është motra invalide. Është invalide e lindur, t’ia heqë shoqërimin. E ka patur deri në 2014 e ka pasur.

Lulzim Basha: E ka pasur. Pastaj ja hoqën?

Valbona Allaraj: Po, po. Deri në 2014 ka qenë me shoqërim. Në 2014 e këtej

Lulzim Basha: 22 vjet mekanik, traktorist. Kur solli 98 mijë lekë më nxorën pension.

Valbona Allaraj: Edhe atë me gjykatë.

Ramadan Allaraj: Me gjyq. 2 milion e gjysmë i kam paguar edhe i mora se mi hoqën prapë. Unë realisht socialist i tërbuar kam qenë

Lulzim Basha: Anëtar i Partisë Socialiste apo votues?

Ramadan Allaraj: Anëtar.

Lulzim Basha: Anëtar?

Ramadan Allaraj: Po! Ma dëgjo një llaf. Kur kam shkuar për të marrë lekët e vajzës. Kam vajzën timen invalide që është 38 vjeçe, 37 vjeçe është, ja kanë hequr, unë nuk kam më besim, harroje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.