E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: Premtim i pambajtur, ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët
Lajme

PD: Premtim i pambajtur, ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët

Partia Demokratike e konsideron aeroportin e Kukësit, si një premtim të pambajtur të Edi Ramës. Në një reagim, PD thotë se ulja e avionit nuk u bë në Kukës, sic u premtua, por në Rinas, pasi aeroporti nuk ka certifikatë sigurie.

PD-selia1-rama

Sipas Partisë Demokratike, ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët.

“Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!“, thuhet në reagimin e PD.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.