E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publik News

Të plagosurit janë: Amri Tola, 23 vjeç, Donard Koçi, 35 vjeç, Kleon Jaupaj, 26 vjeç, Mariglen Konja, 24 vjeç, dhe Sebah Peposhi, 22 vjeç.

Burime nga Spitali Ushtarak konifrmojnë se gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë, dhe ndërkohë po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Rreth orës 14:30 një 34-vjeçar i identifikuar si Rudolf Nikolli, është futur në ambientet e xhamisë duke plagosur me thikë 5 persona. Mbeten ende të paqarta rrethanat se si është futur agresori në objektin e kultit.

Imami Ahmed Kalaja u shpreh se ai ka qëlluar jo vetëm mbi besimtarët që ndodheshin në rrugë, por edhe kalimtarë të rastit. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një person me probleme mendore, apo nëse pas ngjarjes fshihen arsye të tjera.

Ahmed Kalaja e cilësoi një akt barbarie ngjarjen, ndërsa theksoi se shpreson që të mos ketë qenë një akt terrorist.

“Ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë Dinë Hoxha, ku një njeri i armatosur më thikë, godet besimtarët brenda xhamisë. Nuk mjaftohet me besimtarët, por godet edhe njerëzit në rrugë. Faleminderit Zotit që personi është arrestuar! Situata është në kontroll nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Lus Zotin që të shërojë vëllezërit tanë!

Shpresoj që të mos ketë qenë akt terrorist, shpresoj të ketë qenë njeri me të meta mendore. Shpresoj që për punë orësh xhamia të kthehet në gjendjen e mëparshme. Zoti largoftë nga ne njerëzit me probleme, që duan të prishin harmoninë dhe qetësinë e këtij muaji të begatë. Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë dhe vëllezër besimtar që kanë qenë duke adhuruar zotin atë moment”, sqaron ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.