E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Koalicioni ynë do ketë një fitore të madhe
Publik News

Basha: Koalicioni ynë do ketë një fitore të madhe

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se fitorja e PD më 25 prill do të mundësojë që Reforma në Drejtësi të avancojë në standardet perëndimore.

basha10101

I ftuar në emisionin “Open”, Basha tha se ai dhe PD janë garancia e vetme.

Kikia: Paditë në SPAK për krimin elektoral do i ndiqni?

Basha: Pse jo

Kikia: Keni besim te SPAK?

Basha: Jo, unë besoj se drejtësia është kapur nga politika. Besoj se reforma në drejtësi ka mbetur në vend për shkak të Edi Ramës, dështoi edhe Reforma në Drejtësi. Më 25 prill vota për numrin 9 do të mundësojë që Reforma në Drejtësi të avancojë do të kryhet sipas kritereve perëndimore, edhe ekonomia. Nuk kam ardhur të bëj komentet e askujt.

Shqiptarët do të kenë një Reformë në Drejtësi të standardeve perëndimore, ne jemi garancia e vetme që reforma të mos pengohet më, një rol ka politika të mos fut duar në Reformën në Drejtësi, unë do ta garantoj këtë. Nuk jam një kryeministër që rri gjithë ditën me krimin e organizuar se e di që do të humb zgjedhjet. Do të marrim çdo vendim e nevojshme që reforma në drejtësi të zbatohet siç u konceptuar me 22 korrik 2016.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.