E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
21 gola në 5 ndeshje për kualifikueset e Botërorit
Lajme

21 gola në 5 ndeshje për kualifikueset e Botërorit

U luajtën mbrëmjen e sotme 5 duelet interesante vlefshme për kualifikueset e Botërorit, të cilat prodhuan në total plot 21 gola. Padyshim që spikasin triumfet e Spanjës dhe Kazakistanit me rezultatet tenistike 6 me 0.

Iberikës i dhanë “leksion” futbolli në mes të Konies kombëtares turke, ku ylli i mbrëmjes ishte Merino, që shënoi plot 3 gola. Fitore spektakolare edhe për Belgjikën ndaj Kazakistanit. 

Shijen e pikëve e ka provuar edhe Gjermani, që duket se çlirohet nga “makthet” duket mposhtu Irlandën e Veriut me shifrat 3 me 1, teksa siguron fitoren e parë në grup. 

Golat e Gnabrit, Amirit dhe Virc, i dhuruan triumfin “panzerave”. Në dy duelet e tjera, Polonia, mposhti 3 me 1 Finlandën. Edhe Sllovakia siguroi 3 pikë të arta ndaj Luksemburgut në transfertë falë rezultatin 0 me 1.  

REZULTAET:

GRUPI A

Luksemburg – Sllovaki 0-1

Rigo 90′

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Gjermani-Irlandë e Veriut 3-1

Gnabri 7′, Amiri 69′, Virc 72′ / Price 34′

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

GRUPI E

Turqi – Spanjë 0-6

Pedri 6′ , Merino 22′, 45+1′, 57′, F.Torres 53′ , Pedri 62′

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

GRUPI G

Poloni – Finlandë 3-1

Cash 27′, Levandovski 45+2′, Kaminski 55′ / Kallman 88′

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

GRUPI J

Belgjikë-Kazakistan 6-0

De Bryjn 42′ , 84′, Doku 44′, 60′, Raskin 51′, Munier 87′

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.