E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“21 Janari” dhe “Gërdeci”, testi final për paanshmërinë e drejtësisë
Lajme

“21 Janari” dhe “Gërdeci”, testi final për paanshmërinë e drejtësisë

Juristi Kreshnik Spahiu thekson se dy çështjet më të rëndësishme për drejtësinë shqiptare janë “21 Janari” dhe tragjedia e “Gërdecit”.

“Drejtësia shqiptare sot ka një provë kyçe që lidhet me dy çështje, ‘21 Janari’ dhe ‘Gërdeci’. Vepra të tjera penale, si korrupsioni pasiv ose aktiv, gjenden në çdo vend. Historia politike nuk njeh qeveri pa korrupsion, por çështjet e vrasjeve shtetërore janë të rrezikshme dhe kërkojnë trajtim të veçantë. Nëse drejtësia dështon këtu, dështon edhe kredibiliteti i Prokurorisë së Posaçme,” tha Spahiu.

Ai kujtoi se çështja e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, filloi dhe u pezullua në vitin 2009 për shkak të imunitetit parlamentar të deputetit Mediu.

“Një drejtësi e vonuar bën që faktet dhe provat të humbasin vlerën. Gërdeci mbetet një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në vend,” shtoi ai, duke theksuar rëndësinë historike dhe pasojat dramatike të tragjedisë.

Spahiu komentoi gjithashtu edhe pretendimet lidhur me financimet e asaj kohe:

“Nuk mund të ngrihet pretendimi se Mediu ishte i lidhur me Soros, kur qeveria e Berishës po atë periudhë kishte marrë financime nga Soros. Gërdeci është një nga ngjarjet më të hidhura, aq sa edhe Hollivudi i ka kushtuar një film.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.