E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
21 Janari/ Garda e Republikës padit ish-drejtuesin Ndrea Prendi dhe efektivin Agim Llupo
Publik News

21 Janari/ Garda e Republikës padit ish-drejtuesin Ndrea Prendi dhe efektivin Agim Llupo

Garda e Republikës ka paditur ish-drejtuesin Ndrea Prendi dhe efektivin Agim Llupo duke kërkuar që ata të paguajnë faturën e dëmshpërblimit për 4 viktimat e 21 Janarit.

Burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se, përmes një padie civile, Garda kërkon nga Gjykata e Tiranës që ish-komandanti Ndrea Prendi dhe ish-shefi i njësisë speciale Agim Llupo të dëmshpërblejnë familjet e 4 viktimave si dhe të mbulojnë shpenzimet gjyqësore që kapin vlerën e 2.1 milionë Eurove.

Seanca e parë do të zhvillohet ndaj ish-kreut të Gardës Ndrea Prendi më datë 6 Nëntor në orën 14.00.

Ende nuk është caktuar seanca në ngarkim të Agim Llupos që mbante postin e shefit të njësisë speciale në gardën e Republikës në kohën kur ndodhën vrasjet. Dy ish-zyrtarët e Gardës u shpallën fajtor për  “Vrasje me dashje nga pakujdesia”, duke dënuar me 1 vit burg Ndrea Prendin  dhe 3 vite Agim Llupon.

Në Dhjetor të 2017 qeveria Rama miratoi një vendim për dëmshpërblimin e katër familjeve të viktimave, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Këta të fundit mbetën të vrarë gjatë protestave të opozitës në 21 Janar të 2011.

Tv Klan

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.