E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
21-vjeçari shqiptar që përloti prindërit  dhe mahniti jurinë në Itali
Lajme

21-vjeçari shqiptar që përloti prindërit dhe mahniti jurinë në Itali

Giulio Hoxhallari është 21 vjeçari shqiptar i cili la pa fjalë mbrëmjen e djeshme jurinë e “Tu si que vales” në Itali.

Ai ka kërcyer duke vënë në skenë të gjitha stilet që ka mësuar në kurse të ndryshme baleti gjatë karrierës së tij të shkurtër deri më tani.

Në prapaskenë është shoqëruar nga e ëma, e cila ka arritur të kalojë me sukses dy sëmundje të rënda, si dhe i ati.

Ata rrinin gjatë gjithë kohës me zemrën e ngrirë e herë pas here edhe duartrokisnin për të birin.

Në përfundim të performancës, njëri prej anëtarëve të jurisë, Teo Mammucari, u shpreh:

Ndihet shpirti i asaj që bën”.

I riu shqiptar arriti të fitonte zemrën e të gjithë publikut si dhe të jurisë, e cila, si përherë përbëhej nga Maria De Filippi, Gerry Scotti, Teo Mammucari, Rudy Zerbi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.