E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjana e Nishani replika për procesin zgjedhor në PD
Publik News

Gjana e Nishani replika për procesin zgjedhor në PD

“Janë 23 536 anëtarë që kanë votuar, deri në orën 13:00, është diku te 31.3%. Procesi ka vazhduar normalisht. Ndërkohë ka ndonjë zëvendësim vëzhguesi të ndonjë kandidati në garë për arsye të ndryshme pa probleme, procesi vazhdon normalisht”, tha Gjana.

Gjana iu përgjigj edhe akuzave të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili e konsideroi një “maskaradë” atë që po ndodh me zgjedhjet për kryetarin e PD, duke pretenduar për rezultat të paravendosur.

“Mos e ka ngatërruar me 25 prillin ndoshta, gjithësesi është në të drejtën e tij. Gjithësesi jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem për personat që janë vëzhgues të kandidatëve. Vetëm për llogari të kandidatit Shehajt kemi ndërruar tre komisionerë në Lushnje”, tha Gjana.

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00. Rreth orës 19:30 do të nisë procesi i numërimit të votave dhe brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet të dalë rezultati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.