Mjeku Ilir Alimehmeti sqaron: Pse nuk duhet të vaksinohen fëmijët
Të gjithë ata persona, të cilët nuk e kanë bërë vaksinën duhet ta bëjnë ata sa më parë. Apeli vjen nga mjeku Ilir Alimehmeti, i cili në një intervistë për News24 thotë se është mënyra e vetme për të luftuar virusin Covid-19.

Por i pyetur për vaksinën me efektive, Alimehmeti u shpreh se Pfizer eshte e vetmja vaksine e aprovuar.
“Kemi vetëm një vaksinë të aprovuar plotësisht. Pfizer, që e kemi edhe në Shqipëri. Më pas ngadalë ne e shohim që efekti është në rënie dhe studimi më i mirë është nga shtetet që i kanë edhe vaksinat tona. Efekti është shumë i lartë me Pfizer, është variabël i fortë me AstraZeneca dhe shumë i ulët me Sputnik V dhe Sinofarm. Si rrjedhojë këshilla ka qenë Pfizer dhe Astra Zeneca. Në shtetet që i përdorin nuk nevojitet një dozë e tretë, ndërsa ata që përdornin Sinovac, mbi personat 60 vjeç duhet të bëjnë vaksinën e tretë”, u shpreh mjeku.
Ai sqaroi se fëmijët nuk duhet të vaksinohen.
“Fëmijët nuk duhet të vaksinohen. Mosha në mjekësi nuk është e ndarë me thikë. Pragjet në mjekësi nuk janë të ndara, por po të kthehemi tek fëmijët apo adoleshentët shohim, së pari fatmirësisht ata nuk sëmurën rëndë. Koncepti i dytë është transmetimit, që ata mund t’ja transmetojnë të tjerëve. Ky koncept qëndron. Vaksina qartësisht nuk e bllokon transmetimin. Kjo është e qartë. Vaksinën ja kemi ofruar të gjithë të vjetërve. Tani e kanë të gjithë të mundur ta bëjnë vaksinën. Koncepti i kësaj është se nuk do veje fëmijën para rrezikut”, u shpreh mjeku.
Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se vaksina nuk ndikon në fertilitetin e femrave apo meshkujve. Sipas tij, kjo çështje është më shumë sensitive se sa e lidhur me riskun.
Mjeku shprehet se nuk ka ende fakte për këtë, pasi vaksinat kanë 8 muaj që kanë dalë, ndërsa duhet pritur për bebet e para nga nënat shtatzëna që normalisht lindin në muajin e 9-të.
Ai shton se nënave shtatzëna u jepen edhe këshilla të panevojshme ndonjëherë për siguri.
A ndikon vaksina në sterilitetin e meshkujve?
Alimehmeti: Jo.
Nënat shtatzëna, a duhet të vaksinohen?
Alimehmeti Më shumë sensisitive sesa me riskun. Nuk i dëmton fertilitetit. Nuk është çështja. Në shëndetësi duam të bëjmë studimet, të kemi disa fakte. Pse s’kemi fakte, se vaksinat janë bërë në janar. 8 muaj kanë kaluar. Shtatzënia zgjat 9 muaj. Duhen bebet e para me nëna dhe baballarë që janë vaksinuar para shtatzënisë. Nuk ka sinjal apo flamur të kuq për kujdes. Është diçka sensitive dhe dihet të që nënave shtatzëna u jepen mijëra këshilla edhe të panevojshme. A ka ndonjë problem të madh sikur shtatzënia të zgjatet 6 muaj? Sikur të bëhet vaksina tani e të shtyhet me muaj shtatzënia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



