E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jorida Tabaku publikon shifrat: Shqipëria po shkretohet!
Publik News

Jorida Tabaku publikon shifrat: Shqipëria po shkretohet!

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në BE, që sipas saj rrezikohet një nga pikat e vendosura nga BE për çeljen e negociatave.

1

Me anë të një statusi në Facebook, Tabaku thotë se Shqipëria po shkretohet dhe sot numërohen 200 mijë shqiptarë që janë larguar nga vendi për 8 vjet.

“Kemi numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë duke rrezikuar edhe një nga pikat e vendosura nga BE për çeljen e negociatave.

Kriteret e vendosura janë një letër lakmuesi për të kuptuar se sa seriozisht e ka qeveria jonë procesin e integrimit.

Por sot numërohen mbi 200 mijë shqiptarë që kanë ikur nga vendi në 8 vjet. Nuk shohin të ardhmen këtu, nuk besojnë më tek një qeveri që punon për veten dhe varfëron shqiptarët”, shkruan Jorida Tabaku.

Nënkryetarja e PD mbyll reagimin e saj duke thënë: “Ka ardhur koha të ndryshojmë realitetin! Ka ardhur koha që politika të punojë për qytetarët! Ka ardhur koha që integrimi të jetë kryefjala e përpjekjes sonë për një vend më të mirë dhe pranë familjes Europiane”.

2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.