E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, se policët e Kukësit vilnin lekë nga gjobat
Lajme

22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, se policët e Kukësit vilnin lekë nga gjobat

Zbulohen detaje të reja nga skema e mashtrimit që 22 efektivët e policisë kishin krijuar për të përfituar para nga drejtuesit e mjeteve në autostradë.

  AMP mori një sinjalizim nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.

200 deri në 500 mijë lekë të vjetra ishin gjobat, teksa objektiv ishin të gjithë të huaj, kryesisht shtetas kosovar.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit. Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj, teksa janë sekuestruar dhe disa prova materiale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.