22-vjeçarin e zuri poshtë tenda e kalçetos
Policia e ka konsideruar fatkeqësi natyrore ngjarjen e djeshme ne Sarande ku si pasoje e rënies se mbulesës se një kalçetoje humbi jetën 22-vjecari Armando Kazma dhe u plagosen dy te tjerë.
Policia ka shoqëruar dhe marrë ne pyetje pronarin e kalcetos dhe me pas e ka lënë atë të lirë.
Mësohet se dy te plagosurit janë roja i kalcetos, i cili ka dëmtime në trup dhe fraktura ne bërryl dhe është nisur për mjekim me te specializuar ne Tirane dhe një 22 vjecar tjetër, i cili kishte marre dëmtime te lehta ne trup dhe u trajtua ne spitalin e Sarandës.
Mësohet se ne momentin e ngjarjes, duke luajtur me te rinjtë ishte dhe babai dhe vëllai i 22 vjecarit Armando Kazma, te cilet shpëtuan pa dëmtime.
Mësohet se 22 vjecari është futur me shenja jete ne ambulance por ka ndërruar jete gjate transportit për ne spitalit pasi aty ka mbërritur i vdekur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



