E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
22-vjeçarja në Maliq tenton të vetëvritet, e reja përfundon në spital! Arrestohet i shoqi
Lajme

22-vjeçarja në Maliq tenton të vetëvritet, e reja përfundon në spital! Arrestohet i shoqi

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në zonën e Maliqit në Korçë. Dhuna fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti, bëri që një 22-vjeçare të tentojë të vetëvritet me thikë.

Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Korçës ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar bashkëshortin e saj, 34-vjeçarin me iniciale E.R. banues në fshatin Orman.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ai ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, 22-vjeçares me iniciale E.R.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas tentoi të vetëvritej, vihet në pranga 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orman, Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 34 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. R., 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.