E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
22-vjetori i rënies së Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tij
Publik News

22-vjetori i rënies së Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tij

Sot shënohet 5 marsi i vitit 1998, kur ra në luftë me forcat serbe komandanti legjendar, Adem Jashari, familja e tij dhe Jasharë të tjerë.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën i bënin regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 ndodhi sulmi i parë ndaj familjes Jashari. Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998.

Më 22 janar serbët sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan.

Megjithatë, në këtë përplasje që zgjati afërisht 30 minuta, mbetën të plagosura Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, iu mori jetën 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia doli të largohej dhe t’i shpëtonte sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila përjetoi tmerrin ndërsa i vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Në 22-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës organizon çdo 5, 6 dhe 7 mars, manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Gjithashtu edhe Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë solemne me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori.

Në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi dhe demokraci. Historia e familjes Jashari dhe luftëtarëve të saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.