E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Homazhet për Kosta Grillon, Armand Duka: Ishte një nga figurat e gazetarisë
Publik News

Homazhet për Kosta Grillon, Armand Duka: Ishte një nga figurat e gazetarisë

Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Kosta Grillo i cili u nda nga jeta mëngjesin e së martës, u përcoll sot për në banesën e fundit. Grillo u nda nga jeta për shkak se nuk arriti ta fitonte dot betejën me covid-19, pas dy muajve i shtruar në Turqi.

Ditën e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” janë zhvilluar homazhet në nder të komentatorit, ku të pranishëm ishin edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku si edhe gazetarë dhe figura të njohura të botës së sportit.

Në një prononcim për mediat, presidenti Duka shprehu ngushëllimet për familjen e Kosta Grillos, për humbjen e të dashurit të tyre si dhe për të gjithë miqtë dhe komunitetin e futbollit, duke e konsideruar ditën e sotme si një ditë zie.

“Është një ditë zie për të gjithë ne, komunitetin e futbollit, për median sportive, për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër apo nga ekrani Kosta Grillon, një nga figurat e gazetarisë, por i përfshirë akoma më shumë sesa në dimensionin e një gazetari apo komentatori në botën e futbollit, në marrëdhëniet me gjithë futbollin.

Në këtë periudhë kemi humbur shumë nga njerëzit tanë, fatkeqësisht, megjithëse të gjithë miqtë e tij u munduan ta mbajnë Kostën në jetë, por ishte e pamundur.

Ai luftoi shumë me këtë virus që ka pllakosur botën, por nuk arriti t’ia dalë. Sot në këtë ditë vërtetë zie, i shpreh ngushëllimet e mia kolegëve, komunitetit sportiv si dhe më shumë familjes që humbën të dashurin e zemrës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, – u shpreh Presidenti Duka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.