“Mbushi” Anglinë me kokainë/ Basha gjen “BOSSI-n” më të kërkuar në Londër në zyrat e PD
Tiranë- Partia Demokratika ka kallëzuar penalisht të riun që shkelmoi derën e njërës prej sallave të mbledhjeve në selinë e demokratëve në mënyrë që Berisha dhe mbeshtetësit e tij të zhvillonin një mbledhje aty.
Berisha u fut në selinë e PD-së një orë më parë dhe po kërkonte një mbledhje që të futej, por gjatë kontrollit Flamur Noka gjeti derën mbyllur . Në këtë mënyrë një i ri i gjendur aty e shkelmoi derën duke bërë të mundur hapjen e saj.
Gjatë fjalës së tij pak minuta pas largimit të Berishës dhe mbështetësve të tij nga selia e PD-së, Lulzim Basha tha në konferencë për shtyp se personi që shkelmoi derën ishte Fatjon Dauti, i cili sipas tij kërkohet për trafik droge në Britaninë e Madhe.
Basha i përgjigjet Berishës nga selia e PD: Vërtetove se je pengesë për aksionin opozitar!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një konferencë për shtyp në përfundim të mbledhjes me nënkryetarët e degëve, dhe menjëherë pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka mbaruar mbledhjen në një tjetër sallë të selisë dhe është larguar.
Basha e nisi fjalën e tij me aferën e inceneratorëve, ndërsa iu drejtua edhe Sali Berishës, duke i thënë se me lëvizjen e sotme vërtetoi se po bëhet pengesë për aksionin opozitar.
“Ne jem të fokusuar te njerëzit. Fundi i vitit po afron, ndërkohë që një nga skandalet më të mëdha ka plasur, skandali i inceneratorëve. Dje është përhapur lajmi se Ëngjëll Agaci është dorëhequr, por sot nuk konfirmohet ky lajmi. Arrestimi i Lefter Kokës është akt për t’u përshëndetur, por i paplotë nëse nuk shoqërohet me arrestime të tjera. Shqiptarët e dinë se Lefter Koka nuk ka vepruar i vetëm. Shqiptarët e dinë që 17 vendime u kaluan brenda natës. Për më shumë se katër muaj PD, që denoncoi dhe bëri të mundur nisjen e hetimeve, ka nisur edhe përpjekjet për transparencën e plotë parlamentare. I bëj thirrje Felajt dhe Ramës të mos pengojnë seancën e komisionit për inceneratorët, që do të zhvillohet në orën 12:00, ditën e nesërme, sepse po kryejnë vepër penale, por edhe po vetëzbulohen si autorë dhe bashkuatorë të kësaj afere.
Është bërë mullar me prova, se tek inceneratorët dhe me inceneratorët është e lidhur gjithë kupola qeveritare dhe nesër komisioni hetmor do të tregojë si u abuzua me miliona euro. Ndërkohë që ne jemi të fokusuar te ky problem që ka lidhje me korrupsionin qeveritar, Sali Berisha vërtetoi edhe njëherë se misioni i tij po bëhet pengesë për aksionin opozitar”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha të njohë vendimet e Kuvendit të Partisë Demokratike.
Gjatë një konferencë për mediat Basha, tha se detyra e PD është mbrojtja e njerëzve nga korrupsioni i qeverisë Rama, ndërsa shtoi se PD do të vijojë luftën deri në vendosjen para
“Dje pamë një non-grata përpara Kryeministrisë dhe një që pritet të shpallet non-grata që nuk kishte marrë as masat më të vogla të sigurisë që janë në sintoni me njëri-tjetrin. Dua ti bëj thirrje Berishës, ish-deputetit të PD dhe pas asnjë funksion, të lexojë mirë vendimin e Kuvendit të PD. Detyra jonë është të mbrojmë njerëzit nga korrupsioni i Edi Ramës. Por e gjithë lufta opozitare, në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë i duhet të konkurrojë me vandalizmin dhe dëshpërimin që derdhet në formën e dhunës në korridoret e PD. Por ne nuk do të shfokusohemi nga beteja jonë, por do të vijojmë për zbardhjen e plotë të aferës së inceneratorëve. Ramës i drejtoj thirrje të zhbllokojë Komisionin Hetimor. Edi Rama nuk është thjesht pjesë e aferës së inceneratorëve, por është koka e inceneratorëve. Po ashtu dje ka kaluar një tjetër aferë që asnjë nuk i përmend më emrat. Është shtyrë ligji për investimet strategjike, që jep mundësi të pastrohen paratë e drogës. Ky ligj është kundërshtuar nga PD, shfokusimi nga kjo betejë është një tjetër betejë që i bëhet Ramës nga Berisha. Ne nuk do të pranojmë që kjo të kalojë si një akt rutinë. Ne kemi denoncuar rastin e Gjiknurit…Po shtohet territoret e grabitura në Palasë, janë të grabitura nga oligarkë si Zamira Mane me shokë.. As oligarkët, as mediat që financohet prej tyre, as Berisha dhe as Rama nuk do të na shfokusojnë dot nga lufta kundër korrupsionit”, tha Basha.
Më tej Basha tha se do të dërgohet padi në Kushtetuese për vjedhjen e fondeve të tërmetit.
“Do të vërtetohet se si janë vjedhur paratë. Brenda dhjetorit PD do të depozitojë në GJK padinë 3e plotësuar me fakte shtesë dhe të reja sa i takon korrupsionit me tenderat e rindërtimit. Sëfundmi objektiv është dërgimi në Gjykatë Kushtetuese ligji për bashkëqeverisje që është një krim bashkëqeverisje…Pra kemi shumë punë përpara…Ne jemi duke bërë detyrën tonë…”, theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



