E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
23-vjeçarja Sabrina, viktima më e fundit e dhunës në familje
Publik News

23-vjeçarja Sabrina, viktima më e fundit e dhunës në familje

Varroset sot në Fier, 23-vjeçarja Sabrina Begaj, një nënë e re, viktima më e fundit e dhunës në familje.

Sabrina u vra në shtëpinë e babait të sah në fshatin Zhupan ga ish-bashkëshorti i saj Elton Begaj, që kërkonte dhunshëm rikthimin e saj. Pas krimit, ai u arratis.

Gazetari i SYRI TV, Xhemil Beharaj, rrëfeu se një vit më parë, në shtator 2020, autori i krimit e kishte marrë peng familjarisht Sabrinën, me gjithë prindërit e saj dhe nën kërcënimin e armës kërkonte që ata të ribashkoheshin.

Ndërhyrja e Policisë, RENEA dhe FNSH bëri të mundur shpëtimin e familjes Bengaj në ato momente, por nuk i dha fund terrorit mbi gruan e re dhe familjen e saj.

Pikërisht, një vit pas daljes nga burgu, në korrik 2021, Elton Metaj ka vazhduar kërcënimet me vdekje nga ish-gruas së tij derisa e vrau mbrëmjen e së premtes.

Sabrina 23-vjeçare përcillet sot për në varrezat e Fierit, ku do të prehet.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.