E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi  sqaron arsyen e ndalimit nga policia
Lajme

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi sqaron arsyen e ndalimit nga policia

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi  ’ka sqaruar arsyen e ndalimit nga policia ditën e sotme nga policia.

Ndalimi u bë me pretendimin se ajo kishte thyer urdhrin, duke futur automjetin në pedonalen e qytetin, në një kohë kur në fundjavë është i ndaluar qarkullimi i mjeteve.
Ajo theksoi se makina me të cilën kishte shkruar në punë ishte ndalur në oborrin e brendshëm të Bashkisë, ndërsa sqaron se nuk ka marrë gjobë. Mes të tjerash Ademi pohon se është shprehur e gatshme që të diskutojë vet me punonjësit e patrullës së policisë, ndërsa nuk nguroi që të kritikonte këta të fundit.

“Patrulla policie që gjoja janë në shërbim dhe nuk kryejnë punën. Krijojnë me shumë probleme se sa zgjidhin punë.”, tha Ademi.

“Makina është ndalur në oborrin e brendshëm të Bashkisë Shkodër. Nuk kam marr gjobe. Kam preferuar të ndalem e të diskutojë vetë me Patrullën e policisë në Shkodër, e indinjuar nga situata e qarkullimit rrugor. Patrulla policie që gjoja janë në shërbim dhe nuk kryejnë punën. Krijojnë me shumë probleme se sa zgjidhin punë. Janë në territor dhe bëjnë sikur nuk shohin që ka parkime dyshe në çdo rrugë, që parkohen makina në vende që nuk lejohet parkimi e përkundrazi është rrugë e destinuar për biçikleta. Janë në territor dhe nuk veprojnë kur qytetarët nuk mund të kryejnë shërbimet e veta për shkak të bllokimit të rrugës në mënyrë të padrejtë. Në shumë rrugëve prej vitesh janë parkuar në mes të rrugës makinat “për shitje”. Kam komunikuar me shefin e komisariatit për situatën qe përsëritët çdo dite.”, bëri me dije Ademi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.