Dështojnë 10 operacione policore të FNSH dhe RENEA për kapjen e dy të kërkuarve
10 operacione policore për kapjen e personave të shumë kërkuar kanë dështuar.
Burimet thanë se më shumë se 10 operacione kontrollesh janë kryer nga skuadra operacionale FNSH dhe Renea për kapjen e të shumë kërkuarve Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të akuzuar për disa vrasje te ndodhura ne vend.
Mësohet se kontrollet policore janë kryer në banesa në qytetin e Elbasanit, në qytetin e Peqinit por dhe në njësinë Administrative Luz të Bashkisë Kavajë.
Operacionet janë mbajtur top sekret që të mos dekonspiroheshin.
Por kjo nuk ka mjaftuar dhe gjatë këtyre kontrolleve, efektivët e FNSH dhe RENEA kanë dështuar.
Mësohet se të gjitha kontrrollet e kryera në banesa ku dyshohej se strehohen të shumë kërkuarit, jane kryer me urdhër të lëshuar nga Gjykata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



