E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inceneratorët/ Deputeti Bllako thirret në Komisionin Hetimor: Kam dëshmuar 5 orë në SPAK, çdo gjë është sekret hetimor!
Lajme

Inceneratorët/ Deputeti Bllako thirret në Komisionin Hetimor: Kam dëshmuar 5 orë në SPAK, çdo gjë është sekret hetimor!

Deputeti i PS-së Alqi Bllako është një tjetër dëshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve.

Bllako theksoi se ka dhënë deklaratën e tij për rreth 5 orë në Prokurorinë e Posaçme dhe në kuadër të kësaj theksoi se çdo gjë që ka dëshmuar është sekret hetimor.

Tabaku: Keni mbajtur pozicione të ndryshme dhe jeni thirrur si dëshmitar. SPAK po kryen hetim, jeni thirrur nga organi i akuzës?

Bllako: Sa i përket objektit të hetimit të këtij Komisioni unë në kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për 5 orë pranë përfaqësuesve të Prokurorisë së Posacme dhe në përfundim jam bërë me dije se çdo gjë që unë kam deklaruar përbën sekret hetimor , ndaj në saj edhe të praktikës të shëndetshme ligjore të vendosur nga ky komision mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar rreth këtyre procedurave duke qenë se kam dëshmuar pranë këtij organi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.