24 vite punë , jep dorëheqjen roja i PD: Mesazhi për demokratët
Zhvillimet e forta brenda PD-së, prekin edhe punonjësit e selisë blu. Kështu mësohet se Pëllumb Matraku prej 24 vitesh punonjës në selinë e PD-së ka dhënë dorëheqjen. Ai e ka njoftuar këtë akt me anë të një postimi në rrjetet sociale.
” U largova sepse nuk më pëlqejnë disa reagime të demokratëve”, shkruan ai.
“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe, sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruan Matraku në “Facebook”
Një qëndrim i tillë vjen pas përplasjeve të forta në PD, e ku nesër pritet të zhvillohet protesta përpara selisë blu. Matraku ka vendosur që të mos jetë në mes dy zjarreve me demokratët që njihet prej vitesh dhe ka vendosur të largohet nga puna.
Ndërsa Bledi Kasmi / kryeredaktor i RD shkruan :
Per Pellumbin
Pellumbi miku i mire i imi dhe te gjithe demokrateve ka dhene doreheqjen nga te qenit gardian i selise se PD.
Per ata qe nuk e njohin, Pellumb Matraku ka bere mbi 10 vite burg ne gulaget e diktatures komuniste dhe ai eshte larguar nga selia ku punoi shume vite te jetes se tij pasi nuk ka mundur ta shohe PD te kthyer ne nje bunker dhe te mbushur me çimka.
Pellumbi ishte nje mbeshtetes historik i Berishes dhe ai kurre nuk u pajtua me tjetersimin e PD, sulmet dhe reagimet poshteruese te disa individeve ndaj historise se PD.
Ai eshte larguar si nje njeri dinjitoz duke na kujtuar te gjitheve ne vlerat e njerezve te lire.
Pellumbin do ta rikthejme bashke me PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



