E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
24 vjeçari që kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën e tij
Publik News

24 vjeçari që kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën e tij

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24 vjeçar i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën e tij 21 vjeçare.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë I. I., 24 vjeç, pasi sepse në rrugën “Bregu i Lumit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Ndërkohë në Tiranë janë arrestuar 6 persona të tjerë, të cilët kanë kryer vepra kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i shtetasit L. S., 44 vjeç, pasi pranë mbikalimit të Casa Italia-s i ka vjedhur shtetases E. Q., me dhunë, nga qafa, varësen e floririt.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 24 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, sepse në rrugën “Bregu i Lumit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, ka vjedhur në banesën e shtetasit R. D., 200.000 lekë të rinj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjysma e shumës së lekëve të vjedhur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, i shtetasit E. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe i ka vjedhur me forcë një shumë parash.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 38 vjeç, pasi në autostradën Marikaj-Vorë, u kap duke drejtuar pa lejen përkatëse një motoçikletë pa targë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Laknas, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 7 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.