E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publik News

Profesori i Fakuktetit  mesazh prekës pë vajzën që humbi jeten bashkë me  motren dhe nënën  në Fushë-Arrëz.

E shtuna rezultoi tragjike për familjen Kola në Fushë-Arrëz, pasi 3 pjesëtaret, gruaja dhe dy vajzat humbën jetën brenda pak sekondash.

Prendushe Kola 43 vjeç, Sidorela Kola 15 vjeç dhe Emiljana Kola 18 vjeç ranë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë vdiqën.

Dinamika e ngjarjes

Vajza e vogël 15-vjeçare Sidorela u fut në dush kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Më pas shkon për të parë se çfarë ndodhi motra e saj e madhe por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën.

Nëna e dy vajzave iu ka shkuar në ndihmë atyre por sapo ka prekur dorezën e derës edhe ajo ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

Edhe djali i familjes ju ka shkuar në ndihmë motrave dhe mamasë por fatmirësisht ka shpëtuar mirë, duke marrë vetëm disa plagë të lehta e jashtë rrezikut për jetën.

Statusi i Bislim Ahmetaj:

Sot Fakulteti ku unë jap mësim prej 10 vitesh ishte në zi.
Sidorela që humbi jetën dje aksidentalisht bashkë me të ëmën dhe motrën e saj në Fushë-Arrëz ishte studentja jonë.
Na trishtoj pa masë ikja e saj tragjike.
Ajo e donte jetën dhe dijen, por varfëria ja ndali këto dy pasione.
Pushofsh në parajsë Sidorela!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.