Mbrëmjen e 14 qershorit ju këshillojmë t’i mbani sytë nga qielli pasi do të ketë spektakël.
Superhëna e rrallë në ngjyrë ’luleshtrydhe’, dhe do të zgjasë për disa orë, duke na lënë pa gjumë. UAI (Unioni i Astronomëve Amatorë Italianë) ka njoftuar se ‘Hëna Luleshtrydhe’ do të jetë e plotë më 14 qershor në orën 13:00, ndërsa do të jetë e dukshme edhe në datën 15 qershor në orën 01:23 të natës në Itali.
Emri rrjedh nga amerikanët indigjenë, të cilët e identifikonin hënën e plotë me elementë që i referoheshin karakteristikave të periudhës. Kjo është arsyeja pse hëna e plotë e qershorit, muaji gjatë të cilit piqen frutat e shijshme të kuqe, njihet edhe si Hëna e Luleshtrydheve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



