E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e 7 korrikut, Berisha do të flasë i fundit
Publik News

Protesta e 7 korrikut, Berisha do të flasë i fundit

Partia Demokratike do të mbajë nesër, më 7 korrik, protestën e parë që pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të saj. Prej ditësh grupet e punës të miratuara nga selia blu, kanë dalë në terren dhe kanë shpërndarë fletushka, për të ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit.

Protesta do të nisë me marshimin e kryedemokratit Sali Berisha nga selia e PD-së dhe do të hapet me këngën e Renis Gjokës dhe Big Basta. Himni i protestës me titullin “Një hap përpara” është publikuar paraditen e kësaj të mërkure nga vetë Berisha.

Në protestë do të flasin përfaqësues nga shoqëria civile, me fjalën hapëse që do ta ketë Altin Goxhaj, si kryetar i Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë. Protestuesit sipas degëve do të mblidhen një pjesë në Sheshin Skënderbej, një pjesë tek Nënë Tereza.

Lideri demokrat Sali Berisha, do të ketë fjalën e fundit në protestën para Kryeministrisë. Duke parë listën e folësve dhe organizimin, pritet që ajo të zgjasë për disa orë. Në podium do të ngjiten përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë.

NNdërkohë, nga ana e saj Policia e Shtetit ende nuk ka bërë publike masat që do të marrë për tubimin e nesër, cilat rrugë do të bllokohen në kryeqytet dhe për sa orë kanë marrë leje organizatorët.

Ndërkohë, nga ana e saj Policia e Shtetit ende nuk ka bërë publike masat që do të marrë për tubimin e nesër, cilat rrugë do të bllokohen në kryeqytet dhe për sa orë kanë marrë leje organizatorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.