E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
25% e parave erdhen nga Italia, gjithsej 1.1 miliard  remitancat  nga emigrantët
Lajme

25% e parave erdhen nga Italia, gjithsej 1.1 miliard remitancat nga emigrantët

Në krizën e vazhdueshme ekonomike, emigrantët shqiptarë po dërgojnë gjithmonë e më shumë para për familjet e tyre. Gjatë viti 2022 në Shqipëri, vit ky kur nafta dhe ushqimet pësuan rritje të lartë të çmimit, emigrantët dërguan rreth 1.1 miliardë euro.

Kjo vlerë është aq e lartë, sa krahasohet me 10% të prodhimit të brendshëm bruto, ose aq sa investimet e huaja në vendin tonë. Paratë më së shumti janë dërguar nga Italia me afro rreth 25% të totalit të parave. Më pas vijnë dërgesat nga Britania e Madhe dhe Gjermania, ndjekur nga Greqia, e pas saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave zyrtare, 1 në 5 familje në vend jetojnë me ndihmën e të afërmeve në emigrim. Për një familje mesatarisht vijnë rreth 2 mijë euro në vit, shumë e cila shkon si shpenzim për ushqime dhe ilaçe kryesisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.