Ndryshime në Policinë e Shtetit: Tonin Vocaj zëvëndëson Albert Dervishajn
Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime në Policinë e Shtetit.

Mësohet se me firmën e Gledis Nanos, drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj është shkarkuar nga detyra.
Në vend të Vocajt, është emëruar Neritan Nallbati.
Ndërsa Tonin Vocaj është emëruar zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë, në vend të Albert Dervishajt.
Ky i fundit mësohet se do të emërohet në Akademinë e Policisë.
Burimet thanë se sot do të prezantohen ndryshimet e fundit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



