E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Satelitët merren në përdorim/ Ekspertja: 6 mln euro për 1 minutë
Publik News

Satelitët merren në përdorim/ Ekspertja: 6 mln euro për 1 minutë

Ndryshe nga sa ishte menduar, Shqipëria do të marrë në shfrytëzim me përparësi dy satelitë të një kompanie amerikane.

Sipas medieve ndërkombëtare, kompania amerikane Satellogic do i japë Shqipërisë në përdorim dy satelitët e saj. Kontrata 3-vjeçare, që do i kushtojë Shqipërisë plot 6 milinë dollarë, u nënshkrua një ditë më parë.

Kryeministri Edi Rama tha se synimi do jetë kontrolli i territorit. Por ekspertja e njohur shqiptare, Mimoza Hafizi, tha se është joefikase të shpenzohen 6 milionë dollarë në këtë mënyrë.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, Hafizi, teksa ka komentuar shërbimin satelitor që u prezantua ditën  e djeshme nga kryeministri Ed Rama, theksoi se sateliti do të qëndrojë mbi Shqipëri vetëm 1 minutë.

“Besoj se bëhet fjalë për satelitët e zakonshëm që hidhen në lartësinë 400 apo 500 kilometra nga toka, që quhet orbita e ulët e satelitit, dhe satelit i tillë për një orë e gjysmë do të bëjë një rrotullim të plotë të të gjithë perimetrit të trajektores ku është përcaktuar, dhe imagjinoni për një orë e gjysmë se sa do të qëndrojë sateliti mbi Shqipëri. Ai do qëndrojë vetëm 1 minutë. Është një objekt jo-efikas. Kushton 6 milionë euro, dhe 6 milionë euro nuk e di nëse i kanë kontraktuar për një vit apo edhe për vitet tjera”– theksoi ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.