Babai i Laer Kurtit hedh akuza të forta: E kanë mbytur!
Nuk e kam parë trupin, djali nuk kishte probleme. Ka qenë 2 metra si luan
Artur Kurti, babi i 32-vjeçarit që vdiq pas shoqërimit nga policia, Laer Kurtit, ka folur për ngjarjen e rëndë që i ndodhi djalit të tij në ambientet e Komisariatit.

Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Artur Kurti ka deklaruar: “Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi”.
A të kanë kontaktuar autoritetet?
Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.
Të thanë çfarë ka ndodhur?
Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.
Ku ishte Laerti?
Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.
A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?
Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



