E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
26-vjeçari nga Elbasani Kei Piu: Jam vrarë në palestër
Lajme

26-vjeçari nga Elbasani Kei Piu: Jam vrarë në palestër

Mbrëmjen e kaluar mbeti i plagosur 26-vjeçari nga Elbasani Kei Piu. Ky i fundit pasi u dërgua në spital u mor në pyetje, teksa sot është arrestuar pasi nuk ka treguar të vërtetën dhe mbi të rëndon akuza për pengim të zbulimit të së vërtetës.

Gjatë dëshmisë së tij, në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan, aty ku po merrte mjekim, Piu nuk ka treguar gjë për konfliktin, por ka thënë se është dëmtuar në palestër. I riu është emër i njohur për policinë pasi në vitin 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri, pasi u qëllua me breshëri plumbash nga një fuoristradë në ecje, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Range Rover’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.