E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënimi i Beqajt nga Shullazi, çfarë vendos gjykata
Lajme

Kërcënimi i Beqajt nga Shullazi, çfarë vendos gjykata

Procesi gjyqësor kundër Emilajno Shullazit, akuzuar për një sërë veprësh penale, si gjobëvënie dhe tjetërsim i pasurisë me anë të kërcënimit, është në fazën e marrjes së provave dhe ballafaqimit të tyre nga gjykata.

Prokuroria ka kërkuar ballëfaqimin e disa dëshmitarëve, me pretendimin se ato janë kontradiktore.

Dëshnmitari kryesor është Ylvi Beqaj, i cili ka pretenduar se është kërcënuar nga Shullazi.

Kështu është pranuar nga gjykata ballafaqimi i dëshmisë së Ylvi Beqajt dhe noterës Aida Spahiu, e cila ka firmosur kontratën e shitjes së ish-hotel Vollgës në Durrës. Po kështu me noteren do të ballafaqohet edhe dëshmitari Besnik Musai, i cili sipas Beqajt ka dijeni për kërcënimin që Shullazi ka kryer ndaj tij.

Beqaj është kërcënuar në verën e vitit 2014.

Sipas Beqajt, për ketë marrëveshje Shullazi i kishte kërkuar 20% të pronës por me vonë, nën kërcënimin e armës kontrata ishte ndryshuar në 30%.

Beqaj ka thënë se gjatë periudhës trevjeçare të njohjes, Shullazi dhe grupi i tij i kishin kërkuar shuma të mëdha parash duke e kërcënuar me jetën e tij dhe të fëmijëve.

Po kështu është shprehur se i ka dhënë Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit rreth 600 mije euro, në periudha të ndryshme kohore, dhe kjo e kishte detyruar që të bënte denoncimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.