E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta sherr me vëllain e Lefter Kokës dhe nipin e Nasip Naços
Publik News

Meta sherr me vëllain e Lefter Kokës dhe nipin e Nasip Naços

Një zënkë  ka ndodhur disa ditë më parë në një nga hotelet luksoze në Gjirin e Lalzit.

Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë kreu i Partisë së Lirisë është përplasur ashpër me disa personazhe, të cilët më parë kanë qenë miqtë e tij.

Konflikti ka ndodhur në një darkë familjare, në një hotel në Gjirin e Lalzit, ku Meta ishte i ftuar me disa personazhe të jetës politike dhe biznesit në vend.

Ish-presidenti  ka debatuar ashpër me vëllain e Lefter Kokës, Nard Kokën, duke diskutuar dhe akuzuar se Edi Rama i kishte futur vëllain në burg, ndërsa gjatë kohës që ishte pas Ilir Metës ai nuk përfundoi kurrë kështu, por Ilir Meta e kishte bërë edhe ministër.

Nasip Naço dhe Ilir Meta

Debat të ashpër Ilir Meta kishte bërë edhe me nipin e deputetit Nasip Naço, i cili tashmë ka kaluar te Partia Socialiste.

Debatet kanë qenë shumë të tensionuara, të ashpra dhe gati ka shkuar gjithçka në një përplasje fizike, por ka qenë ndërhyrja e organizatorëve të darkës, një biznesmeni dhe kryetarit të PAA-së, zotit Agron Duka që ka qetësuar gjakrat deri në largimin e Ilir Metës nga mbrëmja..

Leonard Koka është njeriu që në vitin 2012 organizoi darkën e famshme të ngjalave në Gjirin e Lalzit ku u bë dhe marrëveshja Rama – Meta, që solli Rilindjen dhe LSI-në në pushtet ne vitin 2013.

Tashmë pas 10 vitesh organizatori i “tavolinës së ngjalave” peërplaset me Metën, i cili nga ana e tij këmbngul që Lefter Koka dhe Nasip Naço janë produkte të tij dhe janë mosmirënjohës që kanë përfunduar keq duke u përdorur nga Edi Rama.

Lajmi është tentuar të mbahet shumë konfident dhe deri tani nuk është raportuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.