27-vjeçari hidhet nga kati i katërt i pallatit
Një 27-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i një pallati në qytetin e Lushnjës duke tentuar të vetëvritet.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.
Gjithashtu bëhet e ditur se I riu prej 10 vitesh kurohej nga depresioni.
27-vjeçari, emri I të cilit nuk është bërë i ditur, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



