E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
27- vjeçari  ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren
Lajme

27- vjeçari ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren

Ditën e sotme 27-vjeçari Jetmir Belushi është vënë në prangat e policisë së Durrësit. Ai akuzohet për ngacmim seksual ndaj një shtetaseje të mitur.

Kallëzimin në polici për 17-vjeçaren me inicialet F.S e ka bërë nëna e saj. 43-vjeçarja me inicialet S.S me banim në lagjen nr.18 në qytetin e Durrësit ka deklaruar në polici se e bija është larguar nga banesa për të mos u kthyer më.

Nuk është bërë ende e qartë nëse e mitura është kthyer në shtëpi pas arrestimit të 27-vjeçarit.

NJOFTIM

”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin.

Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasja S. S., 43 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, Durrës, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja F. S., 17 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.