Ambasadorja Kim takon kreun e PL Ilir Meta
Ambasadorja Kim do të takojë dhe Metën
Ndërsa afati për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet vendore përfundoi të hënën e 6 marsit, kanë nisur lëvizjet e para të diplomatëve në vendin tonë.
Këtë të mërkurë, 8 mars, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar për disa minuta një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, në selinë rozë.
Më pas ambasadorja ka takuar kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn tek kryesia e Kuvendit.
Ndërsa ambasadorja Yuri Kim ka parashikuar edhe një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në orën 14:30.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



