E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
28-vjeçarja që u dhunua barbarisht nga i dashuri xheloz, largohet drejt Gjermanisë
Lajme

28-vjeçarja që u dhunua barbarisht nga i dashuri xheloz, largohet drejt Gjermanisë

Është larguar drejt Gjermanisë 28-vjeçarja që u dhunua dhe torturua barbarisht nga bashkëjetuesi 31-vjeçar Gleard Gusholli.

Alma e cila ka edhe nënshtetësinë gjermane është pajisur edhe me urdhër mbrojtje. Gusholli nuk duhet t’i afrohet vajzës dhe familjarëve të saj në një distancë prej 100 metra. Kjo vlen edhe për banesën apo vendin e saj të punës.

28-vjeçarja që në fillim të prillit la Gjermaninë për të ardhur dhe jetuar me të dashurin u përball me një dhunë ekstreme prej tij. Për motive xhelozie, Gusholli në bashkëpunim me 4 shokët e tij kanë mbajtur peng dhe torturuar 28-vjeçaren e cila përfundoi në spital me hematoma të shumta.

Vajza ka punuar në Gjermani si infermiere, është me arsim të lartë, me pasaportë gjermane. Ajo ishte njohur me Gushollin në Gjermani në spitalin që ai ka shkuar sepse është detyruar të përkthejë. Edhe në Gjermani mes tyre ka patur probleme të shumta, por vajza nuk e ka denoncuar pasi e donte 31-vjeçarin por edhe kishte frikë prej tij.

Rikujtojmë se Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest ne burg për Gleard Gushollin i cili akuzohet për plagosje, dhunë në familje, kanosje si dhe heqje të lirisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.