E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
29 vjetori i themelimit të PD/ Basha: Jemi partia e shpresës!
Publik News

29 vjetori i themelimit të PD/ Basha: Jemi partia e shpresës!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka uruar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Në një mesazh në Facebook, Basha ka publikuar fotografinë e protagonistëve kryesorë të themelimit të selisë blu, ky ndër ta spitak ish –kryeministri Sali Berisha dhe figura të së djathtës.

 

 

Në mesazhin e tij, kreu i PD shkruan se “Liria dhe Demokracia ishin 2 fjalët oksigjen që rikthen jetën në një komb që ra në diktaturën e egër komuniste për gati 5 dekada.

Sipas tij, PD-ja ja ka dal të jetë Partia e shpresës dhe shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre.

“Liri – Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri – Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!

Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, thekson Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.